Pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga policia serbe, ka reaguar avokati Airanit Koci.
Ai ka pyetur se si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb - në kufirin me Serbinë, duke shtuar se ata nuk kanë qenë në terren të panjohur.
Postimi në Facebook:
1.
Si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb - në kufirin me Serbinë?
Çka kanë qenë duke bërë?
Një e di sigurt: nuk kanë qenë në terren të panjohur.
2.
Kur është gjendja e tensionuar, a nuk ishte dashur që policia të ketë një plan operativ, dhe të shkoj në grupe më të mëdha, sidomos aty ku parashihet se mund të ketë incidente?