Pas rrëmbimit të tre zyrtarëve të policisë së Kosovës sot në Leposaviq ka reaguar kryeminstri i Kosovës,Albin Kurti.
Ai tha se dyshon që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
"Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim"- tha Kurti
Mes tjerash Kurti ftoi faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.