Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë.
Basha ka kërkuar lirimin e tyre, gjersa ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i vë sanksione vëllait të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç.
“Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën, por asnjëherë nuk frikojnë Policinë tonë, dhe as nuk na ndalin në rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit”, ka shkruar Basha.
Shkrimi i plotë:
Milicia e Vuçiqit ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës.
Serbia duhet t’i liroj urgjentisht, dhe bashkësia ndërkombëtare t’i vë sanksione vllaut të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç!
Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën, por asnjëherë nuk frikojnë Policinë tonë, dhe as nuk na ndalin në rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit.