Kosova ndalon hyrjen e mallrave serbe

Pas raportimit për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe.
Siç mëson media jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka bërë të ditur se kamioni i fundit që ka hyrë në pikën kufitare në Merdare e që kishte mallra dhe produkte serbe ka qenë në ora 16:00.
Që nga ora 16:00 më asnjë kamion apo maune nuk ka hyrë në Kosovë.
Ato kanë mbetur në territorin e Serbisë dhe më nuk kanë arritur të hyjnë në Republikën e Kosovës.