Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, József Bencze.
Konjufca dhe ambasadori Bencze diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kreu i Kuvendit potencoi angazhimet e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, si në procesin e integrimit euroatlantik e të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në reformat e brendshme.
"Konjufca falënderoi ambasadorin Bencze për mbështetjen e Hungarisë për Kosovën në periudha të ndryshme, përfshirë kontributin në sferën e sigurisë nëpërmjet prezencës ushtarake në kuadër të trupave të KFOR-it, përderisa ushtarëve hungarezë, të lënduar nga sulmet e bandave kriminale serbe në veri, u dëshiroi shërim të shpejtë" thuhet në komunikatën e Kuvendit.