Ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai u nis me urgjencë për atje, pas kidnapimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga Njesia Speciale e Policisë së Serbisë.
Ai madje, e dënoi aktin, duke thënë se Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.
Pas kidnapimit të policëve kishte reagime të shumta duke dënuar aktin dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.