Pas ngjarjeve të fundit në Veriun e Kosovës ka reaguar edhe Partia Sociale Demokratike.
"Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit"-ka shkruar në postimin e saj,Teutë Rrusta,anëtare e kësaj partie në profilin e saj.
Ajo tha se Vuçiq ka filluar politikën si megafon i luftës, ai mbijeton në politikë përmes armëve.
"Instrumentalizimi i policisë në shërbim të politikave ditore është taktikë e vjetër e liderëve autoritarë. Pati ose jo çështje, figura e fortë do hekur e barot. Aksionet me video-incizime janë përditësimi bashkëkohor i kësaj zeje të vjetër"-shkroi Rrusta ndër tjera.
Ajo, në emër të PSD-së ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës.