Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Në llogarinë e saj në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Kurti, duke i thënë “Mëshoj Albin, çka po pret?!”
Ndër tjera,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë dyshime se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë arrestuar nga ushtria e Serbisë dhe se kjo është bërë si hakmarrje prej Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviqit.
Kurti ka thënë që hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është “agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.