Shef i stafit në kabinetin e presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka postuar në Twitter një foto të hartës së vendit tonë, me lokacionin ku sot është bërë rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.
Ai shprehet se ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm dhe se lirimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë është i domosdoshëm.
"Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit të Kosovës.
Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm.
Lirimi i menjëhershëm i punonjësve të policisë është i domosdoshëm. Kosova nuk do të përkulet kurrë para turgokracisë së Vuçiqit. Ai do të dështojë!:, shkroi Vela.