Lushtaku-Sadriu Bislimit: Si mund t’i kthesh policët pa përkrahjen e ndërkombëtarëve

Aktuale

Lushtaku-Sadriu Bislimit: Si mund t’i kthesh policët pa përkrahjen e ndërkombëtarëve

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:52
Jehona Lushtaku

Jehona Lushtaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili i ka reaguar Brukselit për kidnapimin e tre policëve të Policisë së Kosovës.

Atë reagim të Bislimit, Lushtaku-Sadriu e ka cilësuar si ironizim ndaj BE-së.

Postimi:

Tre policë janë rrëmbyer në territorin e Kosovës nga ushtria serbe. Situata është alarmante! Ndërkohe që zv. Kryeministri Bislimi ironizon me Brukselin. Ti, Zëvendëskryeministër përfaqëson një shtet sovran; të është sulmuar shteti, si mund të jesh kaq joserioz e të ironizosh me Brukselin, kur ke nevojë për përkrahjen e tyre?”.

Si mund t’i kthesh policët nga një shtet armik pa përkrahjen e ndërkombëtarëve? Vendi në rrezik! Qeveri e papërgjegjshme me veprime të rrezikshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat