Gërvalla: Kidnapimi, akt i agresionit ndërkombëtar dhe provë e qartë e Perëndimit

Aktuale

Gërvalla: Kidnapimi, akt i agresionit ndërkombëtar dhe provë e qartë e Perëndimit

Nga: F.S Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:17
Donika Gervalla

 Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar për kidnapimin e policëve kosovarë nga Serbia në Veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se ky përshkallëzim duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim të të të gjithë atyre që e njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike viteve të 90’ta. 

Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ajo ka thënë se Vuçiq e dëshiron përshkallëzimin e situatës, duke shtuar se nuk dallon nga Millosheviqi për nga metodat.

Po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat