Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Twitter, që duket se ka të bëjë me arrestimin e tre pjesëtarëve patrullues të Policisë së Kosovës nga forcat e shtetit serb.
“Nuk është më viti 1998/99, ne jemi shumë më të fuqishëm tani!”, shkroi ajo.
Kujtojmë, se sot xhandarmaria serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës.
Për këtë ka pasur reagime te shumta.