Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një hartë të Kosovës ku Serbia ka kidnapuar tre policisë kosovarë.
Ai ka thënë se ky veprim i regjimit të Vuçiqit nënkupton përshkallëzim të rrezikshëm.
”Policia e Serbisë ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës në kufirin me Serbinë, brenda territorit . Ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm. Lirimi i menjëhershëm i punonjësve të policisë është i domosdoshëm. Kosova nuk do të përkulet kurrë para turgokracisë së Vuçiqit. Ai do të dështojë”, ka shkruar Vela.
Pas arrestimit të tre zyrtarëve policor, reagimet ishin të shumta.