BE thotë se nuk ka sanksione ndaj Kosovës

Aktuale

BE thotë se nuk ka sanksione ndaj Kosovës

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 20:32
Redaktori i gazetës zvicerane në shqip dhe Peter Stano

Disa media dje dhe sot raportuan për veprime të reja të BE-së në Kosovë me “sanksione”, në kohën kur qeveria e Kosovës në veri po shtrinë sovranitetin e Republikes së Kosovës në tërë territorin e saj duke u përballur me bandat kriminale serbe dhe ruse të cilat kanë për qëllim të destabilizojne rajonin dhe të bëjnë fushatë në prag të zgjedhjeve në Serbi.

Por Qeveria e Kosovës është e vendosur të godas dhe të vazhdoj luftën kundër gjitha këtyre bandave kriminale të ndërlidhura me të gjitha llojet e trafiqeve dhe kontrabandës e drogës, naftës, prostitucionit në veri të Kosovës.

Se sa qëndrojnë këto informacione të mediave serbe në Serbi dhe Rusi si dhe disa mediave albanofone në Kosovë dhe Shqipëri  për «sanksione» të BE-së ndaj Kosovës zëdhenësi i BE-së Piter Stano ne përgjigjet dërguar redaksisë së gazetës zvicerane Le Canton27.ch thuhet se  «Fillimisht, këto nuk janë sanksione. Bashkimi Evropian ndoshta do të ndërmarrin masa ndaj Kosovës. Por që të njëjtat nuk janë sanksione.»

Një zyrtar tjetër nga Brukseli për gazetën ka pohuar se «masa të tilla nuk është pa që BE merr ndaj nje vendi jo anëtar i BE-së.

“Në Deklaratën e 3 Qershorit, shtetet anëtare të BE-së i kanë bërë kërkesa shumë të qarta Kosovës dhe Serbisë për deeskalim. Përndryshe ata do të përballen me pasoja negative”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të BE-së z.Peter Stano.

“Ka pasur kontakte intensive të nivelit të lartë gjatë ditëve dhe javëve të fundit për të gjetur një mënyrë për t’u larguar nga status quo-ja dhe për të rivendosur qetësinë në veri të Kosovës. Ndërkohë që puna diplomatike vazhdon, BE-ja në përputhje me Deklaratën e 3 qershorit ka përgatitur masa me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

“Shtetet anëtare kanë mbështetur dje një sërë masash në lidhje me Kosovën, pasi presim që kryeministri Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për deeskalim. Këto masa janë në rritje, me pasoja financiare dhe politike, duke filluar me pezullimin e vizitave dhe eventeve të nivelit të lartë, si dhe të bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën. Ky pezullim është i përkohshëm dhe i kthyeshëm, sapo të shohim de-përshkallëzimin në terren… » thuhet ne njoftim nga BE”, ka thënë z.Stano.

Nga Brukseli po ashtu bëhet me dije se “Paralelisht, BE-ja po monitoron nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga ana e Serbisë dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes. Nëse shtyhet në veprimin e deritanishëm të Serbisë për të de-përshkallëzuar”.

Ndryshe nga Brukseli na thane po ashtU se BE vazhdone te qendroje pas vendimit te fundit, qe qytetaret e Kosovës me 1 janar te vitit te ardhshem te levizin te lire si gjithe qyteraret tjere evropian, ne vednet e BE-së, per cka Kosva e ka merituar, ku Qeveria e Kosoves ka bere shume ne zvogëlimin e korrupcionit dhe ne luften permanente kunder krimit te organizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat