Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe.
“Kemi tre policë të rrëmbyer nga Kosova të cilët duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Në këtë situatë të tensionuar, nuk ka rëndësi kush është pozitë apo opozitë. Kemi tre policë të rrëmbyer nga Kosova, të cilët duhet të lirohen menjëherë! Në këto momente kërkohet unitet dhe koordinim me aleatët tanë. Askush nuk duhet të luajë me zjarrin. Kosova meriton më mirë, dhe është për keqardhje kjo situatë e rëndë!