Këshilltarja e jashtme e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kërkuar që shefi i politikë së jashtme të BE-së, Josep Borrell, që të japë dorëheqje lidhur me veprimet e tij që është duke i bërë karshi zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se Borrell nuk është duke vepruar mjaftueshëm ndaj Serbisë për dëmet që sipas saj është duke ia shkaktuar Kosovës.
“Zotri Josep Borrell, pra ju doni të sanksiononi një vend, oficerët e policisë të së cilit provokohen nga një civil i armatosur dhe më pas rrëmbehen tre policisë nga njësitë e një shteti të huaj, po qetësoni situatën e një vendi që kryen krime të tilla jashtë territorit të tij?”
“Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar Schneeberger.