Analisti Xhevdet Pozhari, duke komentuar procesin e zgjedhjeve të kryetarëve në komunat në veri të Kosovës, tha se ky proces është garantuar nga faktori ndërkombëtarë, ndërsa tani janë ndërruar fjalët.
Sipas tij, dikush e ka prerë në besë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ky proces është garantuar nga faktori ndërkombëtarë. Ky proces është përkrahur dhe u është bërë thirrje atje grupeve kriminale që të mos pengohen kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre zyrtare. Iu është dhënë afat. Tash kanë ndërruar fjalët.
Dikush e ka prerë Albin Kurtin në besë, jo e kundërta”, tha Pozhari.