Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në orët e para të mëngjesit, do të mbajë një konferencë për media.
Sipas Zyrës për Media, konferenca do të mbahet në orën 08:30 dhe bashkë me kryeministrin do të jetë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kjo konferencë do të mbahet pasi Këshilli për Siguri Kombëtare të Kosovës do të përfundojë mbledhjen e nisur në orën 07:00.
Pritet që çështjet që do të trajtohen do të jetë kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë dhe letra me përgjigjen e Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, dërguar kryeministrit Kurti.