Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk e dijnë se ku po mbahen tre policët që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.
Ai shtoi se Serbia është vend jodemoraktik, që nuk brengoset për liritë dhe të drejtat e të burgosurve.
“Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familajrët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjtha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre.”-tha Sveçla.
Ndërsa Kurti tha se janë në kontakt me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, për t’i vizituar policët.