Deputeti Haki Abazi ka reaguar në lidhje me rastin e fundit që ka ndodhur dje në Kosovë.
Pas rastit ku u kidnapuan tre policë të Kosovës nga ata serbë,Abazi tha se alet i Serbisë është Rusia.
Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia ka aleat Rusinë për të vazhduar në kursin e saj të destabilizimit të Ballkanit me qëllim të vendosjes së hegjemonisë dhe dominancës rajonale dhe shtimin e pazarit për Rusinë kundrejt Evropës dhe SHBA-ve.
Sipas tij Kosova duhet që të dalë nga kurthi i Serbisë ku kemi rënë.