Presidentja Vjosa Osmani nga Strasburgu ku dje mbajti një fjalim në Parlamentin Europian, sot ka shkuar në Luksemburg.
Atje është pritur nga Duka i Madh Henri, i cili njoftoi për takimin dhe agjendën e diskutimit me Osmanin.
“Duka i Madh ka pritur Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim në Luksemburg në kuadër të një vizite pune. Situata në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale ishin në agjendën e bisedës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dukës.
Duka i Madh në Luksemburg ka në funksion përfaqësimin e vendit të tij në politikën e jashtme.