Gazetari Resul Sinani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e cerifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova.
Sinani tha se më i rëndësishëm është liria e mediave sesa fati i një kryeministri.
“Kryeministrat janë kalimtarë, pavarësisht sa qëndrojnë në pushtet, sepse tek e fundit janë të vdekshëm, ndërsa liria e mediave është përmanente”, tha Sinani.
Ai theksoi se presioni ndaj mediave nuk është thjesht procedural e teknik.
”Por, mbi të gjitha është aspekt konceptual, si ai e sheh dhe e cilëson median dhe LIRINË e saj. Prandaj, në çdo rast, duhet të rreshtohemi pas konceptit të LIRISË së medias! KLAN Kosova më shumë se një biznes i pronarit, është produkt i punës profesionale të gazetareve së tij!”, tha ai.