Shemsi Mustafa, njëri nga tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe, ishte në pushim mjekësor përpara situatës së tensionuar në veri.
Megjithatë, ai ishte kthyer në punë në mes të pushimit mjekësor, përkundër që ishte i diagnostikuar me astmë dhe po merrte trajtim për të në baza ditore.
Një gjë të tillë u mësua nga familjarët, të cilët në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se ende nuk janë kontaktuar nga polici Mustafa.
Sipas familjarëve, në rast të mos-marrjes me rregull të trajtimit, gjendja e policit mund të përkeqësohet./I