Kidnapimi i policëve, Tahiri: Shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë këtë situatë

Aktuale

Kidnapimi i policëve, Tahiri: Shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë këtë situatë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:40
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se veprimet e tij në veri dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në këtë situatë, ku kidnapohen tre policë të Kosovës, brenda territorit të vendit.

Tahiri, në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar nevojën për bashkërendim me faktorin ndërkombëtar në lidhje me depërshkallzimin e situatës në veri.

“Ajo që duhet të thuhet sot këtu është se veprimet amatoreske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në përshkallëzim të situatës dhe jemi në kërcënim të sanksioneve të një vendi i cili është më properëndimor dhe proamerikan.

Reagimi me vonesë i kryeministrit në çdo situatë të krijuar u pa si një pabesi e qeverisë ndaj partnerëve dhe rrjedhimisht reagimi i tyre ishte i butë”, ka thënë Tahiri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat