Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më kërkesë të partive opozitare do të raportoj në Kuvend për rrëmbimin e tre policëve kufitarë nga ana e Serbisë në ora 17:00.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, krerët e partive opozitare kanë kërkuar prezencën e Kurtit në Kuvend.
Në anën tjetër, Kurti bashkë me ministrin Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pikërisht për çështjen e rrëmbimit të policëve.
Kurti sot paradite ka vizituar familjarët e policëve të kindapuar.