Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se moti i ligë i ka prishur sistemin Kuvendit.
Deputetët të cilët ndodheshin në seancë plenare janë detyruar që të bëjnë dritë me telefonat e tyre.
Konjufca ka bërë të ditur se duhet të mbajnë pauzë 5 minuta deri sa sistemi të rregullohet.
“Nga administrata e Kuvendit me thonë se për shkak të motit, disa dëmtime që i ka shkaktu sistemit tonë duhet të bëjmë pauzë 5 minuta, deri sa të rregullojmë sistemin.” – ka njoftuar Konjufca.