Murati: Paga mesatare e majit në Polici ka qenë 840 euro bruto, kurrë më shumë s’kanë pasur mbështetje

Aktuale

Murati: Paga mesatare e majit në Polici ka qenë 840 euro bruto, kurrë më shumë s’kanë pasur mbështetje

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 20:48
Hekuran Murati

Seanca e thirrur nga opozita për raportimin e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga shteti serb është duke vazhduar.

Deputetët e partive opozitare po kritikojnë Qeverinë Kurti, teksa kanë përmendur edhe kushtet e zyrtareve të policisë.

Akuzave të tyre, iu është përgjigjur ministri i Financave, i cili tha se deklaratat për pagat e policëve janë të pavërteta.

Sipas Muratit, paga mesatare e muajit maj në Polici ka qenë 840 euro bruto, duke pretenduar se organet e rendit kurrë më shumë nuk kanë pasur mbështetje.

“U fol për Policinë dhe pagat e tyre. Po i bëj disa sqarime sepse po thuhen të pavërteta. Mesatarisht në vitin e kaluar, paga mestarë ka qenë 620 euro, tani me ligjin e pagave, paga bruto në sektorin publik është 720 euro. Pra është një rritje, dikund është rritë më pak e dikund më shumë.

Në Polici paga mesatare e muajit maj ka qenë 840 euro bruto, 17% më e lartë se paga mesatare në sektorin publik. Të thuhet që Policia nuk e ka mbështetin e Qeverisë është e pavërtetë. Edhe ne do të donim të ishin më të larta. Kurrë më shumë mbështetje nuk kanë pasur, qoftë për nga investimet në p[pajisje, e furnizimet e tjera, apo edhe në mbështetje në paga.”, tha Murati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat