DASH kërkoi lirimin e policëve të burgosur nga Serbia, kështu reagon deputetja britanike

Aktuale

DASH kërkoi lirimin e policëve të burgosur nga Serbia, kështu reagon deputetja britanike

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:09
Alicia Kearns

Deputetja britanike, Alicia Kearns e ka quajtur lloj të bilancit deklaratën e Departamentet të Shtetit Amerikan, ku ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të  kidnapuar brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Ajo në një postim në Twittet ka thënë se deklarata nga DASH tregon  mungesën e përgjithshme të ekuilibrit.

Sipas saj u deshtë një akt agresioni nga Serbia dhe të shohim ekuilibër.

“Ky është lloji i bilancit që nuk e pamë nga SHBA-ja disa javë më parë. Por fatkeqësisht tregon mungesën e përgjithshme të ekuilibrit. Një akt agresioni të ashpër nga Serbia dhe shohim ekuilibër…

Një veprim i keqgjykuar dhe përshkallëzues i Kosovës dhe SHBA-së vendos dënime ndaj Kosovës”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat