Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 01:30 në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut janë hedhur dy shok bomba.
Siç thuhet në raportin e policisë, nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime të personave. Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Veri- 16.06.2023 rreth ora 01:04 – Raportohet se janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor Mitrovicë Veri. Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime të personave. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin” thuhet në raportin e policisë.
Edhe në Zveçan rreth orës 02:00 në stacionin policor janë hedhur dy shok bomba.
Siç thuhet nga policia, dyshohet se shok bombat janë hedhur nga një automjet i cili ishte në lëvizje dhe është larguar menjëherë nga vendi.
“Zveçan, 16.06.2023 rreth orës 01:38- Raportohet se te stacioni policor në Zveçan janë hedhur dy shok bomba. Dyshohet se shok bombat janë hedhur nga një automjet i cili ishte në lëvizje dhe është larguar menjëherë nga vendi. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, thekson raporti.