Pas tensioneve, përfundon protesta e serbëve

Aktuale

Pas tensioneve, përfundon protesta e serbëve

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 11:13 Përditësuar në ora: 15:29 më 16.06.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfundon protesta e serbëve kundër arrestimit të Milenkoviqit

Serbët protestuan sërish sot në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviq – Llune, i cili është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Ata, për dallim nga hera e kaluar, sot nuk marshuan në drejtim të urës kryesore të Ibrit, por nga sheshi “Car Llazar” në drejtim të shkollës teknike dhe pastaj Gjykatës Themelore në veri të këtij qyteti.

Protestuesit bartën flamuj serb dhe pankarta me fotografi e simbole të klubit të Kik Boxit në veri të Mitrovicës, trajner i të cilit ka qenë Milenkoviq.

Protesta zgjati rreth gjysmë ore dhe nuk u shënua ndonjë incident.

Në anën tjetër, gjatë kohës së protestës, njësite të ndryshme të Policisë së Kosovës shtuan prezencën e tyre tek ura kryesore dhe ajo lindore e Ibrit, ndërsa përveç tyre, pati edhe karabinierë italianë dhe u vërejtën automjete të Eulex-it.

Ndryshe, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkoviq- Llune është arrestuar të martën (13 qershor). Gjykata Themelore në Prishtinë Millenkoviqit i ka caktuar një muaj paraburgim.

​Serbët me marsh protestues në veri të Mitrovicës

Serbët kanë nis të protestojnë në veri Mitrovicës kundër arrestimit të Milun Milenkovic-Llune.

Ky i fundit është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës ibandave kriminale që kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ata që nga ora 13:00 kanë nis një marsh protestues.

Përndryshe, gjatë arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, që ndodhi ditë më parë, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë. 

Protestuesit zënë derën e komunës së Leposaviqit, raportohet se ka hyrë ministri Elbert Krasniqi

Raportohet se Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka hyrë në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, gjatë ndërrimit të turnit të policisë kosovare. Ose së paku kështu beson media online Kosovo-Online, të cilët thonë ta ketë të konfirmuar edhe nga KFOR’i se ministri Krasniqi ka hyrë brenda në objekt.

Gjithashtu një numër protestuesish janë mbledhur në afërsi të hyrjes së Komunës së Leposaviq për atë që ata e konsiderojnë “provokim të ri nga Prishtina”.

“Siç mësojmë jozyrtarisht, planifikohej që nënkryetarja Dragana Miletic dhe këshilltar të tjerë komunal kanë paraparë githashtu të hynë në ndërtesë, që serbët e grumbulluar e konsiderojnë si një përpjekje për të marrë ndonjë vendm kundër vullnetit të banorëve të Leposaviq”, shkruan kjo media.

Janë bërë tashmë tre javë që kur brenda objektit komunal, absurdisht, Kryetari Lulzim Peci, qëndron brenda atij objekti komunal.

Protestuesit tentuan të hyjnë objektin e Komunës së Leposaviqit, Policia: Është qetësuar situata

Në Komunën e Leposaviqit është tensionuar sot situata.

Protestuesit serbë e kanë kaluar rrethojën dhe kanë tentuar të futen në objektin e komunës.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar këtë rast, por kanë thënë se situata është qetësuar tash.

Zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani, ka thënë se situata është e qetë dhe se protestuesit janë larguar.

Rriten tensionet, protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Leposaviqit

Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar para gjysmë ore të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë.

Mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat