Feraj: Duke i thënë “po” botës, Kosova vuajti 20 vjet sanksione - me rëndësi mos me vdek si budallë

Aktuale

Feraj: Duke i thënë “po” botës, Kosova vuajti 20 vjet sanksione - me rëndësi mos me vdek si budallë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 11:52
Albin Kurti dhe Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë disa interpretime të çuditshme.

Feraj ka shkruar se në 20 vitet e fundit, Kosova duke i thënë “po” botës, është sanksionuar. Në shkrimin e tij, Feraj duket se ka aluduar në ish-krerët e UÇK-së, pasi ka shkruar se “yes men-ët” ajo botë i izoloi në burg.

Sipas Ferajt, Kosova sërish kërcënohet me sanksionet nga ndërkombëtarët, pasi po i thotë jo botës.

“- Duke i thënë "po" botës, Kosova vuajti 20 vjet sanksione, dhe "yes-men-ët" ajo botë i izoloi në burg!

- Duke i thënë "jo" botës, Kosova kërcënohet me sanksione dhe "no-men-ët" (Kosova) me izolim tjetër lloji!” – shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat