Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot ka shpërndanë në profilin e saj në “Instagram” karikaturën ku kritikohet KFOR-i.
Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se veprimi i ministres është i papranueshëm.
Sipas tij, kjo është një përpjekje e neveritshme dhe primitive për të poshtëruar KFOR-in.
“Kjo shprehje frustruese në media e Albulena Haxhiut ndaj Kfor-it. Është e neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar. Vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe 24 vjet e kendej. A është ky nderimi juaj për trupat e Kfor-it, zonjë??”, ka shkruar Pacollli.