Memli Krasniqi i kërkon Qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës

Aktuale

Memli Krasniqi i kërkon Qeverisë ta tërheqë vendimin ndaj Klan Kosovës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 13:28
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se ky veprim është kundër fjalës së lirë dhe kundër parimeve të demokracisë.

Krasniqi tha se vetëm sistemet autokratike dhe totalitare kanë tendenca për t’i mbyllur mediat e pavarura.

“Sot, më shumë se kurdoherë, Kosova ka nevojë për media të lira, të pavarura dhe të pandikuara. Kërkoj nga Qeveria që t’a tërheqë mbrapa menjëherë vendimin e saj dhe ta heqë këtë njollë që e ka vënë mbi shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha Krasniqi.

Tutje, ai përgëzoi televizionet dhe mediat në vend, të cilat qysh nga marrja e vendimit nga ana e qeverisë, kanë shprehur solidarizimin e plotë me Klan Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat