Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Guerot ka shpërndarë shkrimin e Bashkimit Evropian, ku shprehen shqetësimin e tyre për një vendim të tillë të MINT-it.
“Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimet.
Vëmendja është e përqendruar veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagim.