Avokati serb: Vuçiq e mori vendimin për masën e paraburgimit ndaj tre policëve

Aktuale

Avokati serb: Vuçiq e mori vendimin për masën e paraburgimit ndaj tre policëve

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:05
Policët e Kosovës, të arrestuar nga Serbia

Avokati serb, Çedomir Stajkoviç, ka deklaruar se shqiptimi i masës së paraburgimit ndaj tre policëve të kidnapuar nga forcat speciale serbe, është marrë personalisht nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pasi gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti, Stajkoviç ka thënë se kjo dëshmon që në Serbi nuk ka gjykatë të pavarur, duke shtuar se prokuroria në Krajlevë janë nën kontroll të Vuçiq.

“Dënoj fshehjen e Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë në Gjykatën e Lartë në Kraljevë dhe ikjen e tyre nga publiku. Ata nuk u përgjigjen telefonave dhe nuk lejohen që vendimin e tyre ta shpallin publikut dhe gazetarëve dhe këtë e bëjnë me urdhër të Aleksandër Vuçiqit, turpit të njerëzimit. Kjo tregon se në Serbi nuk ka gjykatë të pavarur dhe se edhe gjykata edhe prokuroria në Kraljevë janë nën kontrollin e tij politik dhe se ai i merr të gjitha vendimet atje, aq sa nuk lejohet të lëshohet as një komunikatë për shtyp. pa kontrollin e Aleksandar Vuçiqit. Cilido qoftë vendimi për policët e Kosovës, ai është marrë personalisht nga Aleksandar Vuçiq, ashtu siç e ka marrë personalisht vendimin për arrestimin e tyre (e dimë edhe pse ai në atë moment fshihej në ambasadën e Federatës Ruse)”, ka shkruar Stajkoviç në Tëitter.

Njëherit, Stajkoviç ka shkruar se duke injoruar publikun për shkak të bindjes ndaj Vuçiq, gjykata dhe prokuroria tregojnë se presidenti serb është shumë më i rëndësishëm për ta, sesa vetë qytetarët e Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat