Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit të gazetarëve kosovarë në Leposaviq.
“STOP terrorit mbi mediat e lira. Dhunë shtazore nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël, kundër gazetarëve të RTK në Liposaviq! Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditëve serb”, ka shkruar ai në Facebook
Në Leposaviq është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, i cili ka pësuar edhe lëndime trupore.
Në pamje shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.
Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, pësoi lëndime të rënda në kokë dhe trup.