Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar ndaj sulmit të gazetarëve që ndodhi gjatë ditës së premte pranë komunës së Leposaviqit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët.
“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri, gjatë ditës së sotme nga persona të maskuar.
Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që përndryshe janë të zëshme për situatën”, ka shkruar Kurti.