Ambasada amerikane në Prishtinë dënon sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Aktuale

Ambasada amerikane në Prishtinë dënon sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 19:33
Ambasada amerikane në Prishtinë

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka dënuar sulmin e gazetarëve, duke përfshirë edhe atë të sotmin në Leposaviq.

Kjo ambasadë bëri thirrje që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe pa frikësim.

“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot.

Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim”, shkroi ambasada amerikane në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat