Pacolli: Lajm i mirë të dëgjosh se Presidentja thotë se ka ardhur koha të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

Aktuale

Pacolli: Lajm i mirë të dëgjosh se Presidentja thotë se ka ardhur koha të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 10:55
Behgjet Pacolli

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit në një intervistë ka thënë se është koha të gjejmë zgjidhje me BE-në dhe ShBA-në.

Pacolli këtë e quan si lajm të mirë.

“Lajm i mirë të dëgjosh se Presidentja e vendit thotë se “Ka ardhur koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Tutje i pari i AKR-së, ka cituar edhe një thënie popullore.

“Mirë që më në fund po kuptojmë se thënia popullore është realitet. Duke ecur i vetmuar, do të thyesh kokën diku”, është shprehur Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat