Berisha: Ndërhyrja e Ramës në çështjen e Kosovës është brutale, anti-kombëtare

Aktuale

Berisha: Ndërhyrja e Ramës në çështjen e Kosovës është brutale, anti-kombëtare

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 12:06
Edi Rama dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se ndërhyrja e kryeministrit aktual, Edi Rama në çështjen e Kosovës është brutale dhe anti-kombëtare.

“Ndërhyrja e Ramës në çështjen e Kosovës është brutale, anti-kombëtare. Kur flasim për Kosovën, duhet të flasim për mos ndërhyrjen në punët e brendshme të saj”, ka shkruar Berisha.

Sipas Berishës, afera McGonigal mban peng Edi Ramën, “ndaj dhe ai është i gatshëm të kryej çdo akt, vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë”.

Postimi i plotë:

Afera McGonigal mban peng Edi Ramën, ndaj dhe ai është i gatshëm të kryej çdo akt, vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë.

Ndërhyrja e Ramës në cështjen e Kosovës është brutale, anti-kombëtare. Kur flasim për Kosovën, duhet të flasim për mos ndërhyrjen në punët e brendshme të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat