Ftesa e Borrelit për takim urgjent, Kurti tregon se kur do t’i përgjigjet

Aktuale

Ftesa e Borrelit për takim urgjent, Kurti tregon se kur do t’i përgjigjet

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:36
Kryeministri i vendit Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një përgjigje sa i përket ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian për një takim urgjent në Bruksel për menaxhimin e krizave.

Kështu deklaroi Kurti pasi nderimit që bëri te pllaka në Parkun e të Pagjeturve.

Ai po ashtu foli edhe për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën që ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia për të pagjeturit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat