Osmani: Fischer mik i madh i Kosovës, luajti rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur luftën në Kosovë

Aktuale

Osmani: Fischer mik i madh i Kosovës, luajti rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur luftën në Kosovë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ish ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer.

Osmani në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se Joschka Fischer është një mik i madh i Kosovës.

“Një bisedë e mirë me Joschka Fischer, një mik i madh i Kosovës dhe njerëzve të saj. Ashtu si në vitin ’99, kur si ministër i Jashtëm Gjermanisë, ai luajti një rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur luftën në Kosovë", tha Osmani

Osmani tutje ka thënë se ai mbetet një avokat i fortë për të drejtat e njeriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat