Komuna e Vushtrrisë, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon Akademi Solemne me rastin e 17 Qershorit – Ditës së Çlirimit.
Me këtë rast kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i ka uruar të gjithë qytetarët duke e quajtur këtë ditë të veçantë.
Ai ka kërkuar që të gjithë pa dallim të bashkohen, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për veriun e vendit, duke shtuar se duhet të tejkalohen dallimet e të vihet në prioritet çështja kombëtare.
Idrizi pohoi se të bashkuar kemi arritur q ta fitojmë luftën, e t’i bindim miqtë që kauza jonë është e drejtë, prandaj edhe tash sipas tij, duhet të veprohet njësojë.
“Sot është një ditë e veçantë e ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificën shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Jemi mbledhur këtu që të kremtojmë çlirimin e qytetit të historisë, qytetit të Hasan Prishtinës”.
“Kështu të bashkuar e duam njëri-tjetrin, kështu na duan të gjithë qytetarët, kështu të bashkuar na duan gjithë shqiptarët, sepse edhe sot kur po festojmë prapë kemi problemi, prapë e kemi problem veriun, qëna fton të gjithëve t’i lëmë më një anë dallimet që janë shumë të vogla, e ta vejmë çështjen kombëtare interes prioritet ashtu qysh u vendos kur fillojë lufta e UCK-së, kjo është dëshmi se të bashkuar mund të ja dalim”.
“E fituam edhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë aleancës më të fuqishme ShBA-së dhe NATO-s të cilët na ndihmuan dhe e çliruam vendin. Sot kemi edhe probleme të tjera dhe ne që kemi marrë përgjegjësi e kemi përgjegjësi ta ngrisim cilësinë e arsimit, ngase vetëm kjo e qon Kosovën drejt vendeve të zhvilluar”.