Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkuar sot për vizitë në shtëpinë e Hilmi Haradinajt, babait të ndjerë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Atje u prit në vizitë nga e ëma e të parit të AAK-së, Rukë Haradinaj.
Me rastin e kësaj vizite, ministri Mehaj ka thënë se Hilmi Haraidnaj i ka dhënë vendit gjeneralë të luftës dhe të zot, të cilët luftuan me trimëri për liri.
“Baca Hilmi në krye të kësaj familje, ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe baba i heronjve të lirisë. Respekti dhe kujtimi për të do të mbesin gjithmonë të veçanta” tha mes të tjerash Mehaj.
Por, në këtë vizitë, Mehaj nuk u takua edhe me ish-kryeministrin Haradinaj.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot në përvjetorin e 5-të të ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, ishim për vizitë tek nëna Rukë.
Familja Haradinaj ka qenë familje e cila i ka dhënë vendit tonë Gjeneralë të luftës të cilët me trimëri e përkushtim i dolën zot dhe i shërbyen atdheut.
Baca Hilmi në krye të kësaj familje, ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe baba i heronjve të lirisë. Respekti dhe kujtimi për të do të mbesin gjithmonë të veçanta.
Vepra e tij do të kujtohet gjithmonë.
Lavdi!