Grenell jep ide për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës

Aktuale

Grenell jep ide për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 07:06
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish-përfaqësues special i ish-presidentit amerikan Donal Trump, Richard Grenell ka paraqitur disa propozime për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Grenell ka thënë se kryeministri Kurti duhet të ndryshojë diskurs teksa ka bërë thirrje që kryetarët e rinj të punojnë nga lokacione alternative dhe zgjedhjet e reja të zhvillohen menjëherë.

Tutje ai ka theksuar se Policia Speciale duhet të tërhiqet pasi – sipas tij – ky ishte një veprim i njëanshëm i Kurtit.

Gjithashtu ish-emisari ka kërkuar që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme ndërkohë që ka thënë se kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë, duhet të përgjigjet.

Për fund, Grenell ka thënë se SHBA-të duhet të udhëheqin negociatat në vazhdim.

Postimi i tij:

Mendësia duhet të mbizotërojë në Kosovë:

-Kryeministri Kurti duhet të ndryshojë diskurs.

-Kryetarët e rinj të punojnë nga lokacione alternative dhe zgjedhjet e reja të zhvillohen menjëherë me pjesëmarrje të plotë.

-Policia speciale duhet të tërhiqet sepse ishte një veprim i njëanshëm i kryeministrit Kurti.

-Më pas protestuesit mund të largohen nga rrugët.

-Të dyja palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme.

-Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet.

-Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin negociatat në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat