Vuçiq njofton se nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin

Aktuale

Vuçiq njofton se nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:06
Kurti, Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregoi sot se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e Brukselit.

Ai të shtunën, më 17 qershor, deklaroi për mediat në Prishtinë, se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat