“Ushtarët e NATO-s kanë presion”! Analisti: Skenari ku nuk duhet të përfshihen shqiptarët

Aktuale

“Ushtarët e NATO-s kanë presion”! Analisti: Skenari ku nuk duhet të përfshihen shqiptarët

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Analisti Arsim Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania, se dhuna ndaj gazetarëve të Kosovës në veri dëshmon skenarin kriminal të Serbisë.

Sipas tij, shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të konfrontohen me ushtarët  e NATO-s, që siç theksoi janë nën presion, pasi kjo situatë mund të shfrytëzohet nga Serbia.

“Ne në asnjë mënyrë s’duhet të konfrontohemi me ushtarët e NATO-s se orientimi ynë si shqiptarë është drejt NATO-s.

Një gjë duhet ta kemi parasysh, që situata është e nderë dhe një pjesë e ushtarëve mund të kenë vështirësi dhe presion por shqiptarët nuk duhet të futen në skenarë që do ndihmonin Serbinë të zhvillonte tezat e veta. Duhet të jemi më objektivë dhe të tregojnë qytetarinë tonë”, tha analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat