Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se takimi mes dy qeverive do ishte shumë produktiv pasi do të diskutoheshin dhe të sqaroheshin të gjitha në përfundim të mbledhjes.
Më tej ai shtoi se tensionimi ka ardhur në kulm dhe nuk do të tolerohet të vazhdojë më tepër kjo situatë.
“Shumë më e mirë dhe shumë më produktive do të ishte takimi I dy qeverive ku aty do të diskutoheshin dhe të sqaroheshin të gjitha në përfundim të mbledhjes. Kjo që ka ndodhur nuk lë për të dëshiruar dhe besoj të jetë e përkohshme. Tensionimi ka arritur në kulm dhe nuk tolerohet të vazhdojë dhe më tepër kjo situatë. Ajo që pritet është që të ulen seriozisht palët duhet ta shtensionojnë situatën e më pas për të folur dhe për normalizim të saj”- tha ai.