Kurti takon disa nga gazetarët e lënduar në veri

Aktuale

Kurti takon disa nga gazetarët e lënduar në veri

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 18:11
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimin në veri, pas sulmeve nga “protestues” të maskuar serbë.

Sipas Kurtit institucionet e kanë për detyrë që t’i mbështesin gazetarët në punë e tyre.

Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme”, ka thënë Kurti.

Më tej Kurti ka thënë së është i frymëzuar nga puna e gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Kosovës.

Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri të sotëm. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë”, ka përfunduar Kurti në Twitter.

Sipas fotografisë që ka postuar shefi i Qeverisë në Twitter, në takim ishin të pranishëm vetëm tre gazetarë, ndërkohë që numri i punonjësve të medieve të sulmuar gjatë ditëve të fundit në Leposaviq është rreth 30 sish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat