Vdesin tre persona pasi vetura e tyre bie në lumin Lepenc, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve

Aktuale

Vdesin tre persona pasi vetura e tyre bie në lumin Lepenc, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:01
Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre viktimave që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut, ku vetura në të cilën ndodheshin, ra në lumin Lepenci.

Pacolli në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë fotografit e viktimave të cilët janë të familjes Pacolli.

Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve!”, ka shkruar Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat